Nojer “vrapon” në infermieri vetëm për Realin e Zidanes

Manuel Neuer do të jetë gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, ka dhënë një lajm tejet të mirë gjatë ditës së sotme për tifozët e bavarezëve, por jo edhe për ata të Real Madridit.

Në konferencën për media para ndeshjes me Augsburgun, Carlo Ancelotti konfirmoi se Manuel Neuer, i cili u lëndua menjëherë pas grumbullimit me përfaqësueses e Gjermanisë, është më mirë dhe se do të jetë i gatshëm për Real Madridin në Champions.

“Neuer do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Borussia Dortmundit dhe sfidën e parë kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ancelotti