“Pa dhimbje nuk mund të fitohet”, kështu motivohet kampionia Lindsi Von

Është një nga femrat më të forta të sportit dhe ndër më të lakuarat. Për fat të keq, Lindsi Von, shpesh del në faqet e para të tabloideve për historitë e saj ngjyrë rozë, por këtë herë shënjestra është ajo e duhura. Skiatorja amerikane po përgatitet fuqimisht për Lojrat Olimpike Dimërore të vitit 2018, ku dëshiron të lerë sërish gjurmë të thella.

“No pain, no gain” shkruan ajo në Instagram në krah të fotove të postuara nga stërvitja me ritëm të lartë që është duke kryer. Në moshën 32-vjeçare, dhe me disa dëmtime “në shpinë”, Von duket të përqëndrohet mirë në çdo detaj nëse dëshiron të mundë rivalet më të reja dhe mjaft të talentuara. Olimpiada zhvillohet në Kore të Jugut, aty ku ishte edhe në 1988, ndërsa Von ka një bilanc pozitiv në karrierë. Ajo ka një medalje të artë olimpike (2010, Vankuver), një medalje bronzi olimpike, 2 medalje ari botërore, 3 medalje argjenti botërore dhe 2 medalje bronzi botërore.

Sfidanti.allindsi1