Ditët e Xhani De Biazit në krye të Kombëtares duket se po përfundojnë, madje për këtë fakt kanë marrë garanci edhe futbollistët, të cilët ndryshe nga më parë kanë nxituar të rebelohen. Të gjithë duan të përfitojnë diçka nga situate e krijuar, veçse kjo nuk është tjetër, por dhunë e pastër ndaj institucioni i trajnerit. Në kohën kur kishte pozita të forta, De Biazi ndikoi që të largoheshin nga përfaqësuesja disa futbollistë, madje aq të talentuar, sa që ne nuk mund të gjejmë shpesh me karakteristika të ngjashme. Nëse Rashica iku për të mos u kthyer më, reagimi ishte vetëm ndonjë zë i izoluar në shtyp, ndërsa tekniku italian pati mbështetjen edhe të titullarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit. De Biazi driblonte Besart Berishën, duke thënë se e ka shtëpinë shumë larg për të ardhur në Kombëtare, ndërkohë që thërret Hykën, një “komshiun” e tij.
Ndërsa tani me presidentin Duka marrdhëniet e teknikut janë ftohur ndjeshëm dhe Xhaka mund të përplaset dhe të bëjë skena sa herë që e sheh arsyeshme, ndërkohë që nuk është më e nevojshme që t’i shtrijë dorën e pajtimit trajnerit, sepse tani mund të funksionojë edhe ndryshe: I ati komunikoi direkt me “babain” e futbollit. Eshtë vërtetë ironike që të thërrasësh tani për një Kombëtare të të gjithëve dhe të shesësh numrin 1 të pankinës, duke ligjëruar sjelljet arrogante të futbollistëve. Bekim Bala tha pas ndeshjes miqësore me Bosnjën, se do të mërzitej shumë, nëse nuk do të ishte titular as kundër Izraelit. Portjeri Hoxha kërkoi shpjegime, se pse ishte Strakosha numri 1 i Shqipërisë në ndeshjen ndaj azurëve dhe jo ai. Dhe tani, të gjithë kanë të drejtë të bëjnë publike rezervat e tyre. De Biazi nuk është më i Dukës…