Filmi i Egnatias: bëri kurban trajnerin Tetova për… titullin!

Paska qënë profet presidenti i Egantias, Demrozi, kur edhe pas dënimeve masive dhe “zhdukjes” së trajnerit Tetova, kishte thënë në rreth të ngushtë: “ Ne do të dalim kampion përsëri !”  Kështu siç duken bathët, pas fitoreve të Egnatias me Elbasanin dhe me Vllazninë, po shkojnë drejt një rekordi tabu ..kampion për herë të tretë! Siç duket, edhe sistemi është “dorezuar” para Egnatias..

Ka ndodhur si tek filmi klasik  “Dakët” dhe ky filmi me Egnatian: iu desh të bënin kurban trajnerin, Tetova,  ta “hidhnin mbi heshta” për të fituar  titullin kampion. Dhe kjo që ndodhi duket si telebingo  : trajneri Nevil Dede do shpallet kampion vetëm me tri ndeshje ne krye te ekipit!

Sa ironike për Vllazninë, që pozonte dhe festonte si kampione gjatë sezonit, tamam siç e pesoi edhe një  sezon më parë, dhe nje zot e di se si i  bëhen ditët finale…  si ditët e qametit.

Sfidanti.al