Pep Guardiola mbështet Jose Mourinhon se Kombëtaret nuk duhet të zhvillojnë ndeshje miqësore pas atyre zyrtare.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është i të njëjtit mendim me atë të Manchester Unitedit, Jose Mourinho, se miqësoret e Kombëtareve në këtë periudhë të sezonit, janë të rrezikshme.
Pas ndeshjeve kualifikuese për botërorin “Rusia 2018”, shumica e Kombëtareve luajtën ndeshje miqësore, nga të cilat mbeten shumë lojtarë të lënduar.
Për këtë fillimisht nuk u nda i kënaqur Jose Mourinho, e që tani është përkrahur edhe nga Pep Guardiola.
“Pajtohem me Jose Mourinhon. Klubet tani po luftojnë për trofe të ndryshëm dhe është me rrezik të lartë që të luhen në këtë kohë miqësore. Nëse mund ta evitojmë këtë, do të ishte shumë mirë, por orari është orar”, tha Guardiola.