Nga “pleshti” te Çampions Liga, Araujo flet për të gjitha

Padyshim të gjithë futbolldashësit anë e mbanë botës prisnin një rikthim të “pleshtit”, Lionel Messi te “katalanasit” e Barcelona këtë merkato vere, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi dhe 7 herë fituesi i “Topit të Artë” u transferua tek amerikanët e Inter Miami.

Për këtë transferim një koment të shkurtër e bëri dhe “lideri” i ri i mbrojtjes së “blaugranave”, Ronald Araujo, ku përveç transferimit të argjentinasit tek Inter Miami foli dhe për objektivat që skuadra ka për sezonin e ardhshëm.

“Unë e konsideroj veten një lider, një lojtar me shumë rëndësi për Barcelonën. Jam një lojtar me karakter dhe pak rëndësi ka nëse e mbaj apo jo shiritin e kapitenit, unë ndjehem kapiten. Championsi? Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë, të jemi të përulur dhe të dijmë se nga vijmë. Por, sigurisht që do ta tentojmë Championsin, është objektivi më madhor i sezonit.

Messi? Nuk munda ta shihja prezantimin e tij te Inter Miami, normalisht do të doja që ai të rikthehej te Barcelona. Por, shkoi në një klub të madh, është i lumtur dhe është bashkë me familjen e tij. Kjo është shumë e rëndësishme dhe i uroj më të mirën”,- u shpreh Araujo.

 

sfidanti.al