Vetëm 1 sezon i shpenzuar në elitën e futbollit belg, duket se i ka mjaftuar, “bomberit” nigerian, Viktor Bonifejs të skuadrës Union Saint-Gilloise, për të lënë gjurmën e tij në arenën e futbollit evropian.
Për këtë arsye pas kartonin të 22-vjeçarit u “turrën” gjermanët e Bajer Leverkusen, me “asipirinat” që raportohet se janë shumë pranë transferimit të nigerianit në “BajArena” për shifrën e 20 milionë euro, si dhe pritet t’i ofrojnë “bomberit’ një kontratë 5-vjeçare. Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, Bonifejs zbriti në fushë plot 55 herë me fanellën e belgëve, ku arriti të kapë shifrën e 22 golave, si dhe të dhurojë plot 12 asistime për shokët e tij të skuadrës.
sfidanti.al