Mediumet spanjollë shkruajnë se braziliani Nejmar nuk është shumë i kënaqur te PSZH-ja dhe ka mundësi që ai të kthehet tek ish-klubi i tij Barcelona, ndërkohë që duhet të kihet parasysh edhe rregulli financiar fair play që mund ta detyrojë klubin francez të shesë një nga dy yjet e veta, Nejmarin ose Kilian Mbapen.
Barcelona nuk e fsheh synimin e saj se ajo e do përsëri Nejmarin në radhët e veta sezonin e ardhshëm, ndërkohë që ky futbollist brazilian nuk ka klauzolë shitjeblerjeje te PSZH-ja për vitin e ardhshëm, por ka për vitin 2020 dhe ajo është 160 milionë euro.
Nejmari ka marrëdhenie të mira me shumë futbollistë të Barcelonës që është fakt favorizues për kalimin e tij eventual te klubi katalonjas.
Midis të tjerave, përmendet mundësia që Barcelona të dërgojë në Paris sulmuesin Usman Dembele dhe si kompensim të marrë Nejmarin.
Sfidanti.al