Riberi, dashuria për Bajernin vlen më shumë se 15 milionë euro!

“Unë e dua Bajernin, dhe Bajerni më dashuron”. Këto ishin fjalët e Frank Riberisë pasi shënoi dy gola në Frankfurt. Francezi është 34 vjeç dhe po kalon një nga sezonet më të mirë të karrierës. Një njeri që ka shkëlqyer më shumë me driblimet dhe pasimet për gol sesa për rrjetat, ka shënuar 5 gola deri tani (4 në Bundesligë), duke qenë në formën më të mirë që nga vitet 2013-2014.

Mediat gjermane shkruajnë se francezi takoi Rumenigen pas ndeshjes në Frankfurt dhe u fol për një kontratë të re, për të luajtur edhe vitin e 13-të me Bajernin. Drejtori sportiv, Salihamixhiç, u mjaftua me fjalët “është shumë mirë që Frenku po paraqitet në një formë të tillë”, ndërsa një rinovim nuk mund të hidhet poshtë.

Gallatasaraji në Turqi e kërkon Riberinë, lojtarin që luajti gjysmë sezoni për tad he fitoi një trofe në 2005, përpara sesa të shkonte për dy vjet tek Marseja. Besohet se Gallata është gati të bëjë çmenduri, t’i japë 15 milionë euro në sezon, por Riberi ka përparësi një rinovim në Mynih. Dashuria e tij për Bajernin, siç duket, qenka më e madhe sesa 15 milionë euro.

Sfidanti.al