“L’Ekip” kishte të drejtë: Vendim i dhimbshëm për PSZH-në

Ka shumë mundësi se informacioni që ka publikuar gazeta franceze “L’Ekip” të jetë i vërtetë, se PSZH-ja do të detyrohet që të shesë verën e ardhshme Nejmarin ose Mbapen që të shmangë përjashtimin nga Liga e ardhshme e Kampioneve (LK). Klubi francez i mësipërm reagoi ashpër, kur gazeta e mësipërme me tirazhin më të madh në Francë publikoi para disa javësh një informacion, sipas të cilit, nëse PSZH-ja nuk do të shesë një nga dy futbollistët e lartpërmendur, ky klub do të dënohet nga UEFA, duke mos marrë pjesë në LK-në e ardhshme. Nioni (selia e UEFA-s) nuk e pranon investimin e mjeteve financiare nga agjenci shtetërore, pra nga kompani shtetërore të Katarit, kështu që thuhet se PSZH-ja do të mbesë pa 100 milionë euro të ardhura vetëm nga Ministria e Turizmit e këtij vendi arab.
Në situatën e krijuar ekzistojnë dy skenarë: i pari – kundërshtim I kërkesës së UEFA-s dhe të kalohet në arbitrazh dhe i dyti – të shmanget rreziku eventual i humbjes së gjyqit dhe të shitet një nga të dy yjet e sipërpërmendur. PSZH-ja nuk ka asnjë dilemë lidhur me shitjen. Mbape ka një të ardhme të shndritshme, ndërsa nga aspekti i marketingut Nejmari është më i presidpozuar për t’u shitur.
Sfidanti.al