Valentino Rosi po i afrohet të 40 por fjala ‘pension’ nuk është ende në fjalorin e tij. Piloti italian i Jamahës në një intervistë për ‘Speedëeek’ konfirmoi me shumë gjasa do të garojë në Botërorin e MotoGP edhe pas vitit 2020 kur skadon kontrata me skuadrën e tij
‘Nuk kam marrë ende ndonjë vendim-tha ndër të tjerat Rosi në intervistën e tij. Janë disa gjëra me të cilat do të përballem kur të vijë momenti. Do të qëndroj në pistat e MotoGP edhe nëse e fitoj titullin tim të 10 botëror për pilotë. E kam thënë edhe herë të tjera se unë gjithnjë garoj për t’u argëtuar dhe për të fituar. nëse do të vijë edhe titulli i dhjetë atëherë do të jem akoma më i lumtur’.
sfidanti.al