Qëkur Horhe Sampaoli u nda me mirëkuptim me federatën argjentinase të futbollit (AFA) mbas pjesëmarrjes së dëshpëruar të përfaqësueses së Argjentinës në Kupën e Botës Rusi-2018, “gauçosët” (kaubojsat argjentinas) gjetën një zgjidhje të përkohshme, duke ulur në stolin e drejtimit të kësaj përfaqësueseje ish-pjesëtarin e saj Lionel Skaloni.
Skaloni, deri tani, ka qenë trajner i ekipit përfaqësueses argjentinas të të rinjve, ndërkohë që ai bënte pjesë në stafin e ndihmësve të Sampaolit në Botërorin e fundit, kurse tani ai do ta drejtojë përfaqësuesen në ndeshjet miqësore me Guatemalën dhe Kolumbinë. Skaloni do të ketë si ndihmës një ish-pjesëtar tjetër të përfaqësueses argjentinase Pablo Aimar.
Në fakt, Skaloni nuk ka shumë përvojë si trajner, pasi ai ka qenë ndihmës i Sampaolit te Sevilja. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur me La Korunjën, Uest Hemim, Lacion, Majorkën, etj.
Sfidanti.al