Jo i kanë thënë trajnerit Bauza. Kjo ka një arsye:është pak i dashur nga tifozët. Por nuk ka shpëtuar nga “shpata” e tyre edhe Higuain e Aguero. I mirëpritur në përfaqësuese është trajneri Simeone, dhe mbi të gjithë, treshja sulmuese Mesi, Dibala dhe Ikardi. Ky është sondazhi-hetues që bën “La Nacion” për preferencat në seleksionin argjentinas. Një ekip që zhgënjen shumë në lojë, por më tej nga shifrat: 16 pikë në 10 ndeshje. Një vend i ndarë në mes edhe për shkak të futbollit.
Verdikti është i qartë: ka mbaruar cikli për futbollistë si Aguero apo Di Maria. Nuk ka mëshirë as për Higuain, të cilit i japin një pod negativ me të gjtihë respektin e mundshëm. Njeriu tek i cili besojnë në krah të Mesit është padyshim Dibala, që është votuar në mënyrë unanime, së bashku me Mario Ikardin. Djaloshi problematik i Interit është shumë i dashur nga tifzozët e Argjentinës. A nuk mjafton kjo për të bindur trajnerin Bauza.