Ne Angli jane te sigurt: Alegri ne vend te Kontes kur ta shkarkohet nga Çelsi

Masimiliano Alegri do te ulet ne pankinen e Çelsit. Te pakten keshtu lexohet ne median britanike dhe me konkretisht tek tabloidi britanik ‘The Sun’. Sipas ketij te fundit Alegri do te largohet nga Juventusi ne momentin qe drejtuesit e Bluve te Londres do te shkarkojne Konten nga detyra e tij. Raportet mes Kontes dhe drejtuesve te Çelsit tashme jane prishur perfundimisht dhe eshte e veshtire te mendohet qendrimi i tij deri ne vitin 2019 kur skadon edhe kontrata me londinezet.

Tek ‘The Sun’ jane shume te bindur se Alegri ka zgjedhur Premier League per te vijuar karrieren e tij pasi te lere Italine. Por problemi eshte se Alegri deri ne kete moment nuk ka dhene asnje shenje konkrete per nje largim te mundshem nga Zonja e Vjeter.

Kjo pritet te ndodhe vetem nese Juventusi do te fitoje Ligen e Kampioneve qe do te jete mbyllja ideale e ciklit te jashtezakonshem te livornezit te Kampionet e Italise.

Sfidanti.al