Mos i stresoni arbitrat! Sikur ta kishte thënë një nga ata shefat servilë në FSHF, që u del koka nga veza zyrtare me telekomandë, fraza do të ishte si efekti i një ilaçi që provokon më shumë gjumë, pra, më shumë dallavere në Superligë. Kur flet “mbreti” , presidenti Duka, kjo frazë e lehtë në dukje, fsheh një nënkuptim tjetër, si shijet e atyre ndeshjeve, që t’i beson se po luhen pa marifet nga palët, kurse në prapëskenë, pritet minutat e djallit për të urinuar mbi naivitetin tonë të pashtershëm.
Si mund të ç’kodohet kjo “bomba e fundit” ..Mos i stresoni arbitrat? Pikërisht në këto momente tragjike dhe epike, ku fundi i detit na sherbehet si fushe me lule, kur Skënderbeu është shpallur burgosuri i madh i Europës, kur gjaku i lojës ka dalë i prishur edhe nga helmi i dopingut, kur Asambleja e bujshme qënka firmosur mbi letra petullash, që as nuk njihen në Gjykatë.. pse u dashka shqetësuar për..stresin në kokat e arbitrave! Ata që e njohin ne thellesi gjuhën e tij hileqare, orgazmën që përjeton “mbreti” kur gënjen popullin e mbijetuar të lojës që paska 7 shpirtra, nuk hapin këmbët siç e do zakoni , por kruajnë veshët.
Mos stresoni arbitrat ! Në shqipen e këtyre 16 viteve despotike , ka vetëm një shpjegim” mos e stresoni më presidentin Duka”. Pronarin pa letra të futbollit, atë që do ta kujtojmë për gjeninë e tij të trazuar keqazi edhe kur mos jetë në fron . Këtë “zot-djall” që kombinon mrekullisht dënimet nga brenda dhe dënimet nga jashtë (nga UEFA), me një zotësi amorale që të lë pa fjalë, por që e bëjnë edhe më të kuptimtë misionin e tij…
Sfidanti.al