Në Angli e konfirmojnë, Salah pranë largimit nga Liverpul

Duket se e ardhmja e Mohamed Salah do të jetë larg Liverpulit, me mediat angleze që duken të bindura për transferimin e egjiptianit në Arabinë Saudite.

“Faraoni” 31-vjeçar pritet të përfitojë një shumë të majme në tokën arabe, konkretisht në klubin e Al-Itihad, ku do të jetë shok skuadre me Karim Benzeman dhe Ngolo Kanten. Gjithashtu dhe Liverpuli do të përfitojë plot 150 milionë euro nga ky transferim, teksa ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Salah, i cili vitet e fundit ka qenë ylli i “Reds”-ave.

 

sfidanti.al