“Dorëzohet” Milani, “kuqezinjtë” pranë shitjes së Kruniç në Turqi

Rade Kruniç, mesfushori i Milanit, ka ende shanse që të përfundojë te Fenerbahçe në këto ditë të fundit të merkatos së verës e për këtë është bindur gazeta e njohur sportive “Fanatik”.

“Fenerët” e Stambollit i kanë bërë Milanit një ofertë prej 12 milionë eurosh për të blerë mesfushorin boshnjak të lindur në vitin 1993 dhe tani është në pritje të përgjigjes së “djallit”. Koha e pakët mund të shtyjë drejt refuzimit, pavarësisht se shifra është shumë pranë asaj që kuqezinjtë kërkonin. Në rast se Pioli bindet të lëshojë xholin e tij, Milani do të tentonte menjëherë blerjen e Nikolas Domingezit të Bolonjës. Ndërkohë, klubi ka bllokuar Jasin Adlinë, i cili shihet si zëvendësi i Kruniçit për sezonin, gjithmonë nëse boshnjaku nuk qëndron.

 

sfidanti.al