Masanga Matondo largohet nga Partizani. Hatayspor ku pak javë më parë u transferua edhe Visar Bekaj, ka zyrtarizuar lojtarin afrikan pasi ishte prej shumë muajsh në ndjekje të tij. Kongolezi i transferuar në vitin 2021 te Partizani ku ka shënuar një gol por ka qenë titullar i padiskutueshë, ka vuajtur nga disa probleme fizike ndërsa nuk ka qenë protagonist në formacionin e trajnerit Zoran Zekic dhe mungesa e tij në Elbasan mund të mos ndihet.
Me largimin e Matondos, arka e Partizanit përfiton dicka më shumë se 500 mijë euro ndërsa nuk përjashtohet mundësia që nga klubi i kuq të ketë largime edhe gjatë ditëve të ardhshme në aksin drejt Turqisë ku merkatoja mbetet e hapur edhe në ditët e para të shtatorit ndërsa të kuqtë do të marrin vendime të rëndësishme në këtë drejtim pasi të mësojnë edhe fatin e tyre në Europë.
Sfidanti.al