Sulmuesi serb i Juventusit shpallet i “padëshiruar”

Filip Kostiç, një nga lojtrarët më të aktivizuar të Juventusit në sezonin e kaluar, në dy ndeshjet e para sezonale me skuadrën e Allegrit ka marrë zero minuta, një sinjal i qartë lamtumire nga ana e klubit dhe trajnerit livornez që nuk beson më në aftësitë e ish-lojtarit të Eintracht Frankfurt.

Sezonin e kaluar Kostic u aktivizua në 54 ndeshje duke u bërë një pikë e palëvizshme e formacionit të Allegrit por tashmë ai është një “objekt misterioz” në grupin bardhezi sepse është i riu Cambiaso“pronari” i krahut të majtë të sulmit. I lidhur nga një kontratë e fortë me 2.5 milionë në sezon deri në vitin 2026. Kostic do ta ketë shumë të vështirë të gjejë një skuadër në ditët e fundit të merkatos sepse për më tepër, askush nuk ofron 15 milionët e kërkuara nga klubi torinez. Të interesuara për Kostic janë disa klube gjermane por koha po punon në dëm të ballkanasit.