Ndeshja më e fortë angleze do të luhet në SHBA para 100 000 shikuesve!

Dy ekipet rivalë të ashpër, Mançester Junajtdit dhe Liverpuli, do të zhvillojnë, gjatë verës së ardhshme, një ndeshje spektakolare që do të zhvillohet në SHBA para 100 000 shikuesve. Të dy ekipet e lartpërmendur do të ndeshen në kuadrin e “Kupës ndërkombëtare të kampionëve” që zhvillohet, rregullisht, çdo verë në SHBA.

Të dy ekipet e Premier Ligës angleze do ta zhvillojnë ndeshjen në stadiumin “Miçigan” (pranë Detroitit), kapaciteti i të cilit është 107 000 shikues. Ky është stadiumi i dytë më i madh në botë, mbas atij të Phenianit të Koresë së Veriut që nxe 114 000 shikues.

Sfidanti.al