Napoli mendon për të ardhmen, “blutë” sigurojnë talentin spanjoll

Pas transferimit të Natan e Zhen Kazhuste, “blutë” e Napolit tashmë kanë vendosur të kompletojnë një tjetër transferim, kësaj radhe të një super talenti të kërkuar nga shumë “gjigandë” të futbollit evropian.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin e Selta Vigos, Gabri Veiga, për të cilin Presidenti De Laurentiis do të paguajë plot 36 milionë euro, të ndara në 30 milionë euro bazë, ndërsa 6 milionat e tjera bonus. Spanjollët kanë rënë dakord për transferimin e talentit të mesfushës dhe tashmë mbetet që palët të vendosin detajet dhe lojtari t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

 

sfidanti.al