Në Champions mbetet një “personalitet” të paktën në raundet eleminatore deri në plej of, ndërsa në Kupën e Hungarisë barazoi një rekord historik të futbollit të vendit ku luan. Myrto Uzuni ka shkëlqyer deri tani me 4 gola në Ligën e Kampionëve dhe 6 në një ndeshje të vetme në kupë, në Superligën e Hungarisë nuk po kënaqej aspak. Një terst i vërtetë për të, por që e prishi pjesërisht në ndeshjen e djeshme të Ferencvaroshit ndaj Dozhës së Ujpeshtit. Bardheblertët fituan derbin e Budapestit 3-1 dhe Uzuni shënoi në 87’, këtë herë me aksion nga loja. Ai ka vetëm 2 gola në 6 ndeshje në kampionat, dhe rrjetën e parë e pati me penallti. Gjithashtu, Uzuni fitoi penallti edhe ndaj Ujpeshtit, për golin e parë. Ferencvaroshi është tani vetëm 3 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Kishvarda, por mund ta mbërrijë sepse ka luajtur një ndeshje më parë, ndërsa golaverazhin e ka më të mirë.
Sfidanti.al