Aeroporti i Malpensës ishte skena e ‘Festivalit të nervozizmit’ të Milanit që kthehej në Itali pas humbjes me Juventusin në Superkupën e Italisë. Në fillim ishte Higuain ai që nuk i përmbajti nervat në momentin kur u pyet për kalimin e tij te Celsi duke iu drejtuar gazetarit se kërkonte rrëmujën. Më pas i erdhi radha trajnerit Xhenaro Gatuzo që të shfryjë të gjithë inatin e tij pikërisht me median.
41 vjecari, në dalje të aeroportit goditi celularin e një gazetari që po e filmonte duke e bërë që të rrëzohej. Ky nervozizëm lidhet jo vetëm me rezultatin e ndeshjes, por edhe me arbittrimin e Bantit që përfundoi në qendër të kritikave për disa episode shumë të dyshimta që u vunë re në ndeshjen e së mërkurës.
sfidanti.al