Kejn vrapon…në hënë; aparati i NASA-s do ta ndihmojë të riaftësohet

Telashet nuk kanë të sosur për Totenhemin. Skuadrës londineze nuk io mjaftoi humbja me Mancester Junajtid dhe largimi i Son me përfaqësuesen e Koresë së Jugut për të luajtur në Kupën e Azisë, por duhet të përballen edhe me fatin e keq. Skuadra e Hotspurs do të duhet të bëjë për 2 muaj pa sulmuesin Herri Kejn dhe për londinezët do të jetë thuajse e pamundur për të gjetur një zëvendësues të tij.

Kështu që duket se futbollisti do t’i drejtohet NASA për ndihmë, të paktën kjo është ajo që theksohet te tabloidi britanik ‘The Sun’. Gjithnjë sipas këtij tabloidi Kejn dëshiron të reduktojë me cdo kusht kohën e riaftësimit të tij kështu që ka nisur punën me një tapis-roulant të vecantë dhe që NASA ua vë në dispozicion astronautëve në orbitë për të ruajtur formën e tyre.është ky një instrument që i vendos këmbët e personave që e përdorin në një hapësirë gjysmëbosh duke reduktuar në këtë mënyrë një pjesë te mirë të peshës trupore duke i lejuar të ushtrojnë sa më pak presion mbi pjesët e dëmtuara.

Dëmtimi në kavilje i Herri Kejn në ndeshjen me Mancester Junajtid e ka shqetësuar jo pak klubin e Totenhemit. Në fakt ai i pësuar të dielën ishte dëmtimi i tretë i rëndë në kavilje i Kejnit në 3 vjet dhe shqetësimi i Totenhemit është mëse i kuptueshëm.

sfidanti.al