Lajme të mira nga Niki Lauda; legjenda e F1 del nga spitali

Nga Austria vijnë lajme të mira për Niki laudën që lehtësojnë skuadrën e Mercedes dhe tifozët e saj. Legjenda e Formula 1, 3 herë kampion bote, ka dalë nga spitali Algemajnen Krankenhaus të Vjenës dhe tani ndodhet në banesën e tij. Niki Lauda ndodhej në spital në terapi intensive prej 10 ditësh pasi u prek nga një virozë e rëndë gripi në Ibiza gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Niki Lauda që muajin e ardhshëm do të mbushë 70 vjec, e kishte ende të dobët sistemin e tij imunitar pas trampiantit në mushkëri të kryer në muajin gusht të vitit të kaluar. Gjendja e tij u përmirësua ndjeshëm gjatë këtyre ditëve kështu që stafi mjekësor i spitalit vendosi që të lejojë daljen e tij nga spitali dhe të shkojë në shtëpi.

sfidanti.al