Messi te PSG? Leonardo: Nuk është momenti

Gjatë një interviste për Canal+, Drejtori Sportiv i Paris Saint Germainit, Leonardo foli për merkaton e klubit transalpin dhe mundësinë për të sjellë në kryeqytetin francez Lionel Messin, zëra për të cilin u rindezën pas deklaratës së Neymar se donte të luante sërish me argjentinasin

‘Messi është një futbollist i Barcelonës-tha Leonardo-ne nuk jemi të kënaqur kur merren me futbollistët tanë, kështu që edhe ne nuk duhet të merremi me lojtarët e skuadrave të tjera. Nuk është momenti për të folur për merkaton. Jemi të kënaqur me atë cfarë kemi bërë dhe me lojtarët që kemi’

Leonardo nuk la pa prekur as Mbappe dhe cështjen e rinovimit të kontratës së tij

‘Rinovimi i Mbappe? Po flasim, ekziston dëshira për të folur-vijoi Leonardo-medoj se edhe ai dëshiron të flasë. Tani është momenti për të pasur një ide të qartë për të ardhmen, mendoj se kemi bërë hapa para në krahasim me situatën e 10-15 ditëve më parë’.

sfidanti.al