Jese Rodriguez nuk është më futbollist i Paris Saint Germainit. Klubi kampion i Francës bëri të ditur zgjidhjen e kontratës me sulmuesin spanjoll që skadonte në qershor të 2021. me fjalë të tjera Jese Rodriguez largohet nga skuadra transalpine, 6 muaj përpara afatit. I tranferuar në kryeqytetin francez nga Reali i madridit në 2016, Jese Rodriguez nuk mundi të gjejë kurrë hapësira dhe thuajse gjithnjë është dhënë me huazim në klube të ndryshme evropiane si Las Palmas, Stoke City, betis, Sporting Lisbonës.
Por telashet e futbollistit nuk përfunduan. Së fundmi ai u bë shënjestër e kritikave të forta sepse tradhëtoi të dashurën e tij Aurah Ruiz me modelen Rocio Amar, ndërkohë që në internet u shfaqën edhe imazhet e tij në një festë në Spanjë duke thyer në këtë mënyrë të gjitha rregullat anticovid, gjë që solli edhe irritimin e tifozëve të Paris Saint Germainin që kërkuan largimin e menjëhershëm të tij nga skuadra.
sfidanti.al