Messi e Ronaldo po ‘perëndojnë’; Mbappe dhe Haaland nisin epokën e re

Pas 15 vitesh dominimi në futbollin botëror, dyshja Messi e Ronaldo po perëndojnë dhe dy yje të tjerë kanë filluar të shkëlqejnë fort; Kylian Mbappe dhe Erling Haaland të cilët janë gati të marrin stafetën nga argjentinasi dhe luzitani.

Ndërsa Messi është mbërthyer nga problemet e Barcelonës e Ronaldos zhduket në mbrëmjen e errët të Juventusit, dy fenomenët e rinj pushtojnë arenën e futbollit evropian. Megjithatë duhet treguar kujdes kur flitet për Messin e Ronaldon të mbaruar krejtësisht, dy kampionët sigurisht që do te fitojnë, por dominimi i kësaj dysheje duket se ka përfunduar dhe tani po krijohen hapësirat për yjet e rinj.

Kjo u pa qartë në mbrëmjen e Camp Nou ku Messi u gjunjëzua përballë forcës fizike dhe teknikës së Mbappe, që me 3 golat e shënuar bëhet shënuesi i tretë më i mirë në historinë e PSG me 111 gola dhe ai është vetëm 22 vjec. Për më tepër Mbappe është lojtari i dytë në historinë e Champions League që shënon një tregolësh në Camp Nou si kundërshtar, pas Andriy Shevchenkos me Dinamon e Kievit në 1997

Në krahun tjetër është Erling Haaland që ka arritur në 41 gola në 42 ndeshje me fanelën e Borussia Dortmund dhe 18 gola në 13 ndeshje në Ligën e Kampioneve duke lënë pas emra të tillë si Zinedine Zidane, Tevez e Adriano

Epoka e re e futbollit ka nisur; Kylian kundër Erling, klasi i francezit kundër forcës së norvegjezit. Argëtimi është i siguruar!

Sfidanti.al