‘Vettel kishte nevojë për një ndryshim, ishte në një spirale negative te Ferrari. Kurse tani në skuadrën e re do të jetë sërish piloti kryesor, heroi për t’u festuar. Të kujtojmë se është ende një ndër pilotët më të mirë të të gjitha kohërave’. Ky është opinioni i Nico Rosberg që komentoi lëvizjen e Sebastian Vettel nga Kokëkuqja italiane për të Aston Martin pas një viti shumë zhgënjyes me skuderinë nga Maranello
Vettel është gati për debutimin me skuadrën e tij të re dhe takimi është lënë në Bahrein ku janë programuar testet dhe gara e parë e sezonit të ri në Formula 1
Përsa i përket garës për titullin, Rosberg vë në krye të listës legjendën britanike të Mercedes.,
‘Lewis Hamilton ka një talent të jashtëzakonshëm dhe makinën më të mirë-vijoi Rosberg që foli për të përditshmen gjermane ‘Augsburger Allgemeine – fakti që arrita ta mund me të njëjtën makinë më bind që të jem krenar për atë cfarë kam bërë. I vetmi që mund t’i afrohet është Verstappen. Nëse Red Bull do t’u vërë në dispozicion atij dhe Sergio perez një makinë akoma më kompetitive se ajo e 2020, që të dy mund t’i hapin probleme Hamilton’.
Sfidanti.al