Një sipërmarrës 23 vjecar, pronari i ri i Sunderland

Sipërmarrësi Kyril Louis-Dreyfus këtë të enjte në moshën 23 vjecare përfundoi transaksionin e blerjes së Sunderland  për t’u bërë një prej pronarëve më të rinj në moshë të klubeve në futbollin anglez. English Football League që drejton kategoritë inferior në Angli, autorizoi blerjen e Sunderlandit nga Louis-Dreyfus që gjatë këtij sezoni i ka ndjekur ndeshjet e këtij klubi

Louis Dreyfud do t’i marrë vendin Steward Donald që do të vazhdojë në klub por me një kuotë të vogël aksionesh. ‘Impenjimi i Kyril dhe integriteti i tij na bindën që të pranojmë ofertën e tij-tha Donald në një komunikatë për shtyp të publikuar nga Sunderland-vizioni dhe dëshira e tij për t’i kthyer lavdinë Sunderlandit ishin të qarta që në fillin dhe për këtë arsye ne besojmë se është opsioni më i mirë për klubin për arritjen e suksesve afatgjata’.

Kyril Louis-Dreyfus është djali i Robert Louis-Dreyfus që ka qenë këshilltar i deleguar te Adidas dhe pronar i Olympique  Marseille.

Sfidanti.al