Barcelona i ka paraqitur ofertën e rinovimit Lionel Messit. Lajmi bëhet I ditur nga televizioni katalanas TV3 sipas të cilit tani klubi katalanas është në pritje të një përgjigjeje nga ana e sulmuesit argjentinas. Messi në javët e ardhshme do të jetë I impenjuar me përfaqësuesen argjentinase për disa ndeshje të kualifikueseve të Botërorit 2022 dhe më pas për Copa America, por ai pritet të japë përgjigjen e tij përpara mbylljes së turneut. Sido që të jetë duket se takimi mes Jorge Messit dhe Laportës duket se ka shkuar mirë me të dyja palët që janë shfaqur të kënaqur në fund të këtij takimi
Ideja fillestare e presidentit të Barcelonës ishte që të priste verifikimin e llogarive financiare të klubit,por duke pare se trezultatet nuk do të dalin për të paktën 3 javë, Laporta vendosi të hyjë në veprim. Messi nuk ka dhënë akoma një përgjigje pasi pret të njohë projektin sportive të klubit dhe meqë ra fjala, Laporta do të mbajë një konferencë shtypi këtë të premte. Oferta për Messin është në kontratë dyvjecare si futbollist dhe një kontratë tjetër si ambasador I Barcelonës në SHBA. Kontrata e tretë është për 5 vjet të tjerë si anëtar në bordin drejtues të Barcelonës.
Sfidanti.al