Më në fund ndalet Manchester City, United fiton derbin, ndërpret serinë e 21 fitoreve radhazi të Citizens

Manchester United fiton një derbi epokal, jo aq për të ardhmen e Premier League, ku pavarësisht fitores, Djajtë e Kuq ndjekin Citizens me 11 pikë, por sepse fitorja 2-0 e skuadrës së Solskjaer i jep fund serisë së 21 fitoreve radhazi dhe 28 ndeshjeve radhazi pa humbje të Manchester City.

Kjo supersfidë u zhbllokua pas vetëm 2 minutash; Gabriel Jesus shkakton një 11 metërsh teksa bën faull ndaj Martial dhe Bruno Fernandesh u tregua i saktë nga pika e bardhë edhe pse Ederson e kuptoi krahun dhe ndërhyri. Në minutën e 4 Shaw humbi rastin për të shënuar golin e dytë teksa nuk gjuajti mirë një top të humbur nga Cancelo në zonë.

Skuadra e Guardiolës shfaqet në portën e United për herë të parë në minutën e 9 me Gundogan, por gjuajtja e këtij të fundit u prit lehtë nga Henderson, ndërsa në të 24, portieri i Djajve të Kuq ndali një gjuajtje të Zinchenkos. City iu afrua ndjeshëm golit të barazimit në fillimin e pjesës së tdytë me Rodrin por gjuajtja e tij goditi cepin e portës. Por skuadra e Solskjaer u tregua shumë cinike dhe në minutën e 50 shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores 2-0 me Rashford duke i bërë një paralajmërim edhe Milanit për sfidën e së enjtes në Europa League

Sfidanti.al