Maradona nderon Mertens: Krenar për ty, tani një tjetër titull!

Me golin ndaj Interit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Dries Mertens hyri zyrtarisht në historinë e Napolit pasi është bërë shënuesu më i mirë i të gjitha kohërave të klubit. Ky rekord i belgut nuk e ka lënë aspak indiferent Diego Armando Maradonën i cili është gjithnjë i kujdesshëm për atë cfarë ndodh te Napoli, me El Pibe De Oro që nuk ngurroi të nderojë Dries Mertens.

‘Përshëndetje Dries, miku im! Jam krenar për ty që theve rekordin tim-tha Diego Maradona në një video të shkurtër për nder të belgut dhe 122 golave të shënuar prej tij me fanelën e Napolit-sepse Napoli në këtë mënyrë është cdo ditë më i fortë. Do të doja një skuadër të të më kalojë kështu do të mund të fitojmë një tjetër titull për tifozët e Napolit’.

Përgjigjja e Dries Mertens ishte e menjëhershne: ‘Faleminderit për fjalët e bukura. Forza Napoli përgjithmonë-komentoi Dries Mertens

‘Disa muaj më parë, Dries Mertens tha se donte shumë të më dhuronte fanelën e tij në homazh të kampionit të tij të përjetshëm-shkruante sërish në Instagram Maradona-në shenjë falenderimi regjistrova këtë video duke e ditur që ai do të kalonte edhe Marek Hamsik për t’u bërë shënuesi më I mirë në historinë e Napolit. Forza Napoli përgjithmonë’

Sfidanti.al