Me 3 kampionate të NBA-së të fituar deri tani duket ende i vogël, ndonëse në parket është një gjigand. Lebron Xhejms, tashmë në moshën 35-vjeçare, dëshiron të shpërthejë për herë të fundit në karrierë e të fitojë më shumë sesa ka bërë deri tani, për t’u krahasuar më mirë me Majkëll Xhordanin. Mediat amerikane shkruajnë se kapiteni i Lejkërsave ka këmbëngulur tek drejtuesit që të luhen me patjetër ndeshjet e këtij sezoni në Orlando, që ai të ketë mundësi të fitojë titullin, edhe pse nuk është e sigurt.
“Lebroni dëshiron të fitojë edhe 1 apo 2 tituj deri në përfundim të karrierës, – shkruhet në mediat në SHBA, – për këtë arsye dëshiron me patjetër që ndeshjet të luhen. Dikur, Lebroni ka thënë se po e ndjek fantazma e Majkëll Xhordanit. Fiksimi i tij është fitorja e këtyre titujve, dhe ai po luan vetëm për këtë”.
Sfidanti.al