Manchester City, Guardiola përshëndet Agueron: I pazëvendësueshëm

‘Sergio është i pazëvendësueshem. Mund të them se mund të zëvendësohet, por nuk është e lehtë kur sheh mbi 360 ndeshje të luajtura e mbi 250 gola të shënuar dhe numrin e titujve të fituat’-Kështu është shprehur trajneri i Manchester City, Pep Guardiola që i bëri homazh Sergio Agueros pasi u zyrtarizua largimi i tij nga Citizens në fund të sezonit

‘Është një legjendë, sulmuesi më i mirë që ka pasur ndodnjëherë ky klub në këtë shekull, por është i pazëvendësueshëm në shpirtra, zemra, mendjet e tifozëve , njerëzve tanë, të futbollistëve që kanë luajtur përkrah tij dhe të të gjithë trajnerëve që jkanë punuar me të-tha Guardiola-është një person fantastik, një njeri dhe jam shumë i sigurt se mendja e tij është agresive si ai, mund të zgjasë akoma më shumë karrierën e tij, ndoshta për 2,3.4 apo 5 vjet’

Sfidanti.al