Ylli që mund të quhet më i madhi i ekipit mbetet në “konvaleshencë”, por ekipi nuk po e ndjen aspak mungesën. Kevin Durant i ndjek ndeshjet e Bruklinit veshur me tutat e tij të shtrenjta ose me ndonjë kostum tjetër jo për lojë, ndërsa Xhejms Harden e Kajri Irving vazhdojnë me fitoret. Skuadra nga Nju Jorku fitoi në Hjuston 120-108, e vazhdon ritmin prej pretendenteje për titull. Harden më shumë pushoi në kthimin në ish-qytetin e tij, duke shënuar vetëm 17 pikë, ndonëse pati 8 topa në tabela e 6 asistë. Ai ia la punën kryesore Irvingut që shënoi 31 pikë, plus 6 topa në tabela e 12 asistë, si dhe Xho Harrisit që realizoi 28 pikë. Edhe Blejk Grifith, i ardhur së fundmi, ndihmoi shumë me 11 pikë në 21 minuta lojë. Me këtë fitore, Bruklini u ngjit në krye të Konferencës Lindore me 33 pikë e 15 humbje, ndërsa Filadelfia ka 32 fitore e 15 humbjë, kurse Miluoki ka 30 fitore e 17 humbje në vendin e tretë. Në Perëndim, Juta Xhaz kryeson bindshëm me 36 fitore e 11 humbje, ndërsa LA Lejkërsat po mbeten prapa, me 30 fitore e 18 humbje, të mundur së fundmi edhe nga Miluoki 97-112 madje brenda në Kaliforni.
Sfidanti.al