Një shpërthim i fortë dhe një flakë në motorin e majtë. Mund të kishte rezultuar një tragjedi, por eksperienca e përjetuar nga Utah Jazz në fluturimin drej Memphis la në vetvete vetëm pak frikë. Avioni me të cilin udhëtonte skuadra e drejtuar nga Quin Synder u detyrua të bëjë një ulje urgjente pak caste pas ngritjes së tij pasi goditi një tufë zogjsh që dëmtuan një prej motorëve duke shkaktuar edhe një zjarr
Për fatin e mirë dhe për meritë të pilotit të avionit nuk pati të lënduar as gjatë uljes emergjente të avionit dhe skuadra u nis më vonë për në drejtim të Memphis me një avion tjetër, por edhe me një aventurë jo shumë të këndshme për të treguar.
Sfidanti.al