Agjenti i Chiellinit: Askush nuk është ndjerë për rinovimin me të

E ardhmja e Giorgio Chiellinit është një prej cështjeve që duhet zgjidhur nga Juventusi në këtë fund sezoni. Kontrata e qendërmbrojtësit skadon në muajin qershor dhe klubi duhet të vendosë nëse do të rinovojë me të apo jo. Agjenti i Chiellinit, Davide Lippi foli për situatën kontraktuale të Chiellinit

‘Askush nuk është bërë i gjallë për këtë cështje-tha Davide Lippi-për momentin nuk ka asnjë shenjë që mundë të ndalet. Presidenti Agnello vetë foli për të ardhmen me të, por tani të gjithë janë të përqendruar te fundi i sezonit’.

Agjenti i Chiellinit foli edhe për mundësinë që futbollisti të veshë fanelën e një skuadre tjetër duke lënë të kuptohet se një opsion i tillë nuk ka gjasa të ndodhë.

‘E kam të vështirë të përgjigjem, mendoj se është e vështirë-tha Lippi-por nga ana tjetër them se nëse një lojtar ndihet ende në formë dhe  ka forca, ka të drejtë që të vazhdojë. Sigurisht që po flasim për një futbollist që përfaqëson historinë e kësaj fanele. Do të kemi kohë të diskutojmë këtë. Nuk mund të jetë vendimtar për 50 ndeshje në vit, por do të mendohesha mirë përpara se të hiqja dorë nga një futbollist si Giorgio në fushë dhe në dhomat e zhveshjes’

Sfidanti.al