Presidenti katalanas, Zhoan Laporta, dukej se kishte marrë epërsi ndaj rivalëve në bisedimet për të ardhmen e sulmuesit norvegjez, por media spanjolle “El Çiringito” botoi foto që tregonin se babai i Halandit, Alf-Ange dhe agjenti Mino Raiola, kishin mbërritur në Madrid. Padyshim, për bisedime me Realin. Duket se klubi madrilen ka një epërsi tani, ndërsa kostoja e operacionit mund të arrijë në 170 milionë euro si vlerë kartoni. Siç informojnë mediat, për Halandin po konkurrojnë 5 klube në Europë, përfshi edhe Mançester Sitin, Mançester Junajtidin apo Çelsin, ndërsa Reali duket se nuk është i sigurt nëse mund të arrijë te Kilian Mbape. Për këtë arsye, fillimisht presidenti Perez dëshiron të sigurojë shërbimet 20-vjeçarit të Dortmundit e më pas të provojë për 22-vjeçarin e Paris SG.
Sfidanti.al