Festë në banesën e McKennie me Arthur e Dybala, sanksionohen

Weston McKennie dhe disa prej shokëve të tij të skuadrës te Juventus hyjnë në telashe. Mesfushori iorganizoi një festë në banesën e tij me rreth 10 persona të ftuar dhe mes tyre ishin edhe Arthur e Dybala. Karanbinierët hynë në banesën e amerikanit pas 1 ore tratativash. Futbollistët e Juventusit nuk rrezikojnë denoncim për rezistencë ndaj forcave të rendit pasit të gjithë të pranishmit bashkëpunuan, por ata nuk do t’u shpëtojnë gjobave nga Juventus dhe autoritetet.

Ndërkaq, Paulo Dybala kërkoi ndjesë për cfarë ndodhi nëpërmjet një postimi në Instagram Story. ‘E di që në  një moment kaq të vështirë për Covid do të ishte mirë që të mos gabonim, por gabova që qëndrova jashtë për darkë-shkruante Dybala-nuk ishte festë, por gjithsesi gabova dhe kërkoj ndjesë’.

Sfidanti.al