Paul Pogba do të rikthehet sërish të luajë futboll në muajin mars të vitit të ardhshëm, por ende nuk ka gjetur një ekip. Juventusi dhe mesfushroi francez nddërprenë kontratën pak kohë më parë dhe tashmë ai është një lojtar i lirë. Sipas “Independent”, 31-vjeçari mund të rikthehet sërish në Premier League pas gati 3 vitesh. Në gjurmët e mesfushorit është tashmë Manchester City, që ka patur boshllëk në repartin e mesfushës si pasojë e dëmtimit të Rodrit. Megjithatë, Pogba duket i prirur të mos e pranojë ofertën e “qytetarëve” pasi më parë ka veshur fanellën e Manchester United, klubi rival i Cityt.
sfidanti.al