Apolonia mposht Tiranën, Besëlidhja vijon e pamposhtur

Janë luajtur dy nga tri takimet e javës së 9-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Skuadra kampione e Besëlidhjes fitoi 89-76 ndaj Teutës, ndeshje e luajtur në Durrës, duke mbetur e pamposhtur. Një ndeshje në përgjithësi i ekuilibruar, me lezhjanët që kishin një avantazh të lehtë. Teuta shpresoi deri në fund të rikuperojë, por pa sukses. Angle me 18 pikë, Hamati e Hysa me nga 17 pikë secili u dallan për lezhjanët. Fitore të rëndësishme korri edhe Apolonia, që në fushën e saj mundi 90-75 ndaj Tiranës. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, por në të dytën erdhi shkëputja e ekipit fierak, që e meritoi fitoren. Harris me 25 pikë e 13 rebound ishtë më i miri në fushë per vendesti, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Hysenagollit për bardheblutë. Në takimet e Kategorisë së Parë, ekipi i Elbasanit vijon të kryesojë i pamposhtur dhe me 18 pikë të plota. Elbasani fitoi thellë 112-58 ndaj Skënderbeut. Të njëjtin ritëm ndjek Partizani, që triumfoi 96-68 ndaj Fieri Basket dhe qëndron në vendin e dytë. Ndërsa Flamurtari doli fitues 95-81 ndaj Pogradecit.

Superliga-Meshkuj, java e 9-të

Apolonia – Tirana, 90-75

Teuta – Besëlidhja, 76-89

Kamza Basket – Vllaznia, 15 dhjetor

Renditja: Besëlidhja 18 pikë, Teuta 14 pikë, Apolonia 13 pikë, Tirana 12 pikë, Kamza Basket 11 pikë, Vllaznia 10 pikë.

 

sfidanti.al