Viktor Gyokeres “çmend” skuadrat e mëdha të Evropës

Më i mirë se Kane dhe Lewandowski, ndërsa shënon edhe më shumë se Haaland. Bëhet fjalë për “fenonmenin” suedez, Viktor Gyokeres, i cili ka përmbysur “hierarkinë” e “bomberave” të futbollit botëror në vitin e fundit, duke u ngjitur në majën e sulmuesëve më të lakmuar nga klubet më të mëdhenj të Evropës. “Ylli” 26-vjeçar i sulmit, i cili prej dy sezonesh luan me “gjigantët” portugezë të Sporting Lisbon është shënuesi më i mirë në këtë sezon me 35 gola me skuadrën portugeze dhe kombëtaren e Suedisë, 11 më shumë se sulmuesi i Manchester City, por këto shifra bëhen akoma më shumë mbreslënëse nëse llogariten në një vit të plotë kalendarik. Kështu, Gyokeres numëron 51 rrjeta ndaj 37 që kanë shënuar Harry Kane e Robert Lewandowski dhe 36 që ka shënuar Erling Haaland. Jo më kot gjigandët e futbollit evropian kanë nisur një garë të fortë për të marrë shërbimet e tij, ndërsa nga ky ankand ai që do të fitojë më shumë do të jenë kampionët në fuqi të Liga NOS, të cilët  24 milion euro për të marrë sherbimet e suedezit nga Coventry, në verën e 2023, pas një sezoni magjik në Championship, ku shënoi plot 22 gola e asistoi 12 të tjerë në 50 ndeshje. Tani kartoni i “yllit” suedez vlerësohet nga specaialistët e Transfermarkt në 70 milionë euro, ndërsa me këtë interesim të madh për të në merkato, pritet që vlera e kartonit të tij të rritet akoma më shumë

sfidanti.al