Lyon, trajneri dyshon për një…”spiun”

Situatë e tensionuar në Lyon ku Fabio Grosso duhet të bëjë llogaritë edhe me një spiun brenda skuadrës. Sikur të mos mjaftnte fakti që ekipi historik i Ligue 1 po noton në ujëra të rrezikshme me vetëm 3 pikë këtë sezon, ekipin e ka kundër ndërsa në stërvitjen e fundit, i dërgoi të gjithë lojtarët në shtëpi. Të hënën, Jerome Rothen, ish lojtar i bluve deklaroi në RMC Sport se askush nga lojtarët nuk arrin ta durojë sjelljen e tij, ndërsa një pjesë e emrave më ekspertë kanë folur te gazetarët duke theksuar se ai është ndoshta trajneri më i keq që i ka stërvitur në karrierën e tyre.

Fjalë që kanë tensionuar edhe më shumë një ambjent tashmë shumë të ndezur aq sa ditën e djeshme në seancën stërvitore, ai e ka mbyllur skuadrën në dhomat e zhveshjes. Ish-kampioni i botës tentoi të mësonte emrin e njeriut që nxjerr informacionet e dhomës së zhveshjes në publik por nuk ia doli mbanë dhe në këtë mënyrë, ai vedosi që të gjithë të shkonin në shtëpi. Situatë e paprecedentë në një prej klubeve më të titulluar të Francës ku gjithsesi, drejtuesit i kanë dalë në krah trajnerit që numëron 3 humbje në 4 ndeshje me skuadrën e re.

sfidanti.al