Tashmë është e kryer dhe nuk ka dyshime. Fabio Groso do të prezantohet si trajneri i ri i Fiorentinës. Tekniku 48-vjeçar largohet kështu nga Sasuolo ku kishte edhe një vit të mbetur kontratë. Në total drejtoi 81 ndeshje, ndërsa tashmë është gati për aventurën e re në Seria A. Nga Fiorentina ndërkohë largohet Paola Vanoli.

