Real, Bellingham, njeriu i rekordeve

Jude Bellingham po kalon një moment fantastik me fanellën e Real Madrid. Futbollisti anglez i ardhur këtë sezon nga Borussia Dortmund është kthyer në protagonistin kryesor, jo vetëm në La Liga por edhe në kompeticionin e Champions League. Ditën e martë, në takimin ndaj Bragës e vlefshme për Grupin C ekipi spanjoll fitoi me rezultatin 1-2, ku golin e fitores e shënoi pikërisht 20-vjecari.

Ajo që e bën më interesante këtë sukses është fakti se Bellingham ka regjistruar një rekord, duke shënuar tre gola në po kaq ndeshje në këtë kompeticion. Ai barazon rekordin e një tjetër ish-lojtari të Real Madrid si Cristian Karembeu, i cili shënoi në tre ndeshje radhazi në sezonin 1997-98, megjithatë anglezi mund ta thyejë këtë rekord, nëse do t’ia dalë të shënojë në ndeshjen ndaj Bragës që do të luhet më datë 8 nëntor në “Santiago Bernabeu”.

sfidanti.al