Mbappe tifoz i Milanit? Ja kush e ka frymëzuar

PSG është shtëpia e tij por një pjesë të zemrës e ka pasur përherë në Milano aq sa edhe deklaratat e tij sporadike në mbështetje të kuqezinjve kanë ndezur fantazinë e shfrenuar të tifozëve ultras edhe pse operacioni financiar është larg ëndrrave më të bukura të çdo tifozi. Nëse do të ishte në dorën e Kylian Mbappé, sigurisht që alternativën Milan do të ksihte konsideruar pasi të luash për skuadrën e zemrës është gjithmonë një kënaqësi e vecantë. Por çfarë qëndron pas dashurisë së Mbappe për Milanin? Ndoshta familja Ricciardi ku sulmuesi kalonte pasditet e fëmijërisë së tij.

Tifozë të thekur të Milanit, ata i kanë kërkuar që nëse një ditë do të bëhej lojtar i madh, duhej të vishte me çdo kusht fanellën kuqezi ndërsa në Serie A nuk duhej të konsideronte asnjë skuadër tjetër. Mamaja e tij Fayza kujton se në kafenenë e tyre në afërsi të shtëpisë, Kylian ndalej përherë dhe dalëngadalë familja italuiane arriti ti injektonte gjakun kuqezi që edhe sot rrjedh në venat e sulmuesit francez, një nga më të lakmuarit në qarkullim. Tani ka ardhur momenti por për fatin e keq të Mbappe, si kundërshtar edhe pse ndoshta një ditë…rrugët mund të kryqëzohen.

sfidanti.al