Premier League në ndjekje të Bastonit

Gjigantët e Ligës Premier, Chelsea dhe Manchester City po ndjekin me interes mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni. Mbrojtësi italian ka qenë prej kohësh i lidhur me një kalim në Angli, ku nuk mungojnë klubet e interesuara.

Sipas “Calciomercato.com”, skautët e Chelseat dhe Cityt po e shikojnë Bastonin këtë sezon, të vetëdijshëm se Interi do të shesë për ofertën e duhur. Zikaltërit do të kërkojnë një ankand me një çmim fillestar prej 60 milionë funtesh apo rreth 70 milionë euro. Në korrik, 24-vjeçari nënshkroi jë kontratë të re 5-vjeçare me klubin. Kontrata e tij aktuale do të përfundojë në vitin 2028.

sfidanti.al