Përveç skuadrave si Milan, Barcelona e PSG, një merkato të pasur plot largime e afrime e kanë bërë dhe “bardhekuqtë” spanjollë të Atletiko Madrid, të cilët tanimë duken se kanë gjetur dhe objektivin e radhës.
Për teknikun, Diego Simeon, lojtari ideal, që mund t’i japë “frymëmarrjes’ lojës së Aletikos është italiani, Marko Verrati dhe klubi madrilen ka nisur negociatat me francezët për kartonin e tij. Mirëpo, “ylli” 30-vjeçar i mesfushës nuk kërkohet vetëm nga spanjollët, me “të kuqtë” e Liverpulit, të cilët janë të “magjepsur’ pas tij. Në krahun tjetër, problem i madh pritet të jetë dhe çmimi i vënë nga PSG, me këta të fundit që duan 70 milionë euro për “arkitektin” e tyre të mesfushës dhe tanimë pritet për t’u parë se çdo të ndodhë.
sfidanti.al