Pas zytarizimeve të Açerbit e Jan Aurel Bisek në vijën fundore të mbrojtjes u duk se “zikaltërit” e Inter e kishin mbyllur me kaq forcimin e repartit të mbrojtjes përgjatë kësaj merkatoje vere, mirëpo bordi i të lartpërmendurve duket se nuk është në të njëjtin mendim.
Në listat e Marotas e Ausilios është dhe një emër tjetër i repartit të mbrojtjes, i cili kërkohet të transferohet tani. Bëhet fjalë për qëndrën e prapavijës së Atalantës, Rafael Toloi, i cili prej kohësh tashmë e mban veten e tij, ndër më të mirët në Serinë A falë paraqitjeve fantastike e ndërhyrjeve deçizive. Ndërkaq, 32-vjeçari është i gatshëm për të nisur një “aventurë” të re dhe tani gjithçka është në duart e klubeve nëse do të nsiin negociatat ose jo.
sfidanti.al